Debat për një vuajtje…!

Opinion

Doc. Fane S.Tarifa /

Jetojmë në një situatë jo normale. Dikush ka humbur të afermit,një tjetër është në pikëpyetje për jeten, dikush vuan dhimbjet që shkakton situata,dikush tjetër vuan skamjen dhe urinë !

Tragjedi e dhimbshme njerëzore por një tragjedi globale që kush më shumë e kush më pak po e përjetojmë të gjithë .

A mundet kush të llogarisë pasojat e ardhëshme të kësaj sfide njerëzore ?

E theksoj këtë më shumë forcë sepse kjo pandemi krahas jetëve njerëzore që po korr pa mëshirë, ka bllokuar prodhimin material i ka venë pengesë ekonomise, duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme të mirat materiale.

A janë marrë vallë në konsiderate nga mëndjet shkencore ekonomike aftësitë përballuese të ekonomisë botërore pas një sfide kaq të gjatë dhe kaq të kushtueshme ?

Eshtë vështirë të thuhet se është përllogaritur çdo lloj prognoze në disfavor të njerëzimit. A është vërtet ky virus shkaku i gjithçkaje që po ndodh në planetin tokë ?

Tani pa hamëndësuar për faktorët e tjerë gjeopolitike ekonomike e social që mund të jenë të implikuar në formatin e kësaj situate, po shtroj një debat konstruktiv me një mikun tim mjek.

Së pari, u debatua se a është shkaku i gjithëkaje koronavirusi ?

Së dyti, ky shkak a çon domosdoshmërisht në ato shenja klinike të COVID-19 ?

Se treti, a jep ky shkak pasoja të tilla që përfundojnë me humbje të jetëve njerëzore ?

Miku im mjek mbi bazën edhe të njohurive të tij shkencore argumentoi sa me poshtë:

Ai theksoi që koronavirusi është shkaku i pandemisë, por ky shkak është vetem një mundësi e pandemisë për sa kohë që nuk bëhet realitet. Realitet ai behet kur kap e nënshtron masa të mëdha njerezore.

Se dyti, ai theksoi se jo domosdoshmërisht prania e këtij virusi mund të shoqërohet me shenja klinike. Mund të jenë persona të infektuar që të mos paraqesin asnjë shenjë klinike të tij. Kjo ndodh për faktin se këta individë kanë forca imunologjike të atilla që e përballojnë këtë virus, duke ruajtur jetesën e tyre normale dhe funksionimin normal të organizmit të tyre.

Sidoqofte edhe pse nuk kane shenja qofte ne rastin qe e dine qofte ne rastin qe nuk e dine ata pereseri mbeten nje rrezik potencial per infektimin e te tjereve. Ata jane portatore te virusit .

Së treti, personat e prekur duke u trajtuar me kujdes mjekësor mund ta përballojnë dhe kalojne me sukses këtë situate, ashtu si kanë kaluar edhe gjëndje të tjera gripale. Më të rrezikuar nga kjo epidemi mbeten ata që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si dhe ata që kanë një gjëndje të përgjithëshme të organizmit të quajtur të dobët.

Ai përmëndi disa nga sëmundjet tipike si, diabeti, hipertensioni e sëmundjet kardiovaskulare, por mos harrojmë më tha se, obeziteti (mbipesha) është një nga faktorët më të këqij të rriskut të jetës.

Sigurisht pasoja e keqe, ajo e humbjes së jetës, i vihet COVID-19, por ajo merr emërtimin, sepse gjeti kushtet e rrethanat që të bënte kërdinë mbi jetën .

Në fund miku im më kujtoi:

– Që ky virus të triumfojë me shenja klinike i duhen disa kushte si p.sh gjëndje debulese e organizmit, ulje e imunitetit, papastërti e duarve dhe veshjeve, pakujdesi në kontaktet me të tjerët, ushqim i keq, jetese e keqe, përdorim pa kriter i substancave të dëmshme etj.

Ja, pra me tha: Kjo është lidhja shkak – pasoje në këtë pandemi.

Ky është dhe konkluzioni logjik i atij debati konstruktiv që përjetova me mikun tim doktor!