COVID-19/ Britania: Të paktën dy muaj më shumë në karantinë

Bota

Britania nuk do ta lehtësojë masën e karantinës universale para fundit të majit, tha epidemiologu Neil Ferguson, duke paralajmëruar se shkalla e përhapjes së pari duhet të zvogëlohet, për të filluar testimin intensiv.

Ne duam të arrijmë në një pikë ku, të paktën deri në fund të majit, ne do të jemi në gjendje të zëvendësojmë karantinën universale që kemi tani me disa masa më pak të rrepta, të bazuara më shumë në teknologji dhe teste,” i tha ai BBC.