PS, vlerësime on line nga anëtarësija për ata që synojnë parlamentin

Politika

PS në pushtet, pritet të nisi një cikël vlerësimesh nga baza socialiste për ata që synojnë të jenë përfaqësuesit e saj në parlamentin e ri që pritet të dali nga zgjedhjet e viti të ardhshëm.

Këtë e bëri të ditur kryetari i saj dhe njëherësh kryeministri Edi Rama gjatë takimit me grupin parlamentar në Elbasan.

Zoti Rama u shpreh se “asnjë mënyrë më të mirë nuk ka për formësimin gradual të një bindjeje për përbërjen e listës sonë nesër, sesa të pyesim sot të gjithë familjen tonë politike. Kemi një platformë dixhitale të partisë, kemi një bazë të dhënash me integritet dhe qartësisht nuk e kam fjalën për një votim online, por për vlerësim online, dhe jo për një vlerësim, por të paktën 3 cikle vlerësimesh mes shtatorit dhe janarit” tha zoti Rama. Ai shprehu bindjen se një mënyrë e tillë do t’i sigurojë Partisë Socialiste mandatin e tretë.