Nuk harrojmë Petrit Zifle, u vra nga dora e Agimit të Artë

Greqi

U vra me një karabinë ndërsa ecte në rrugë, sepse më herët mbrojti pozicionin dhe dinjitetin e tij si një punëtor emigrant kundër agresionit racist dhe nacionalist të këtij nazisti të veçantë.

Gjyqi ndaj partisë Agimit të Artë po vazhdon, po askush nuk u kujtua se Petriti ishte akoma një nga viktimat e Agimin e Artë, një parti me praktikat e saj neofashiste dhe të ekstremit të djathtë. Petriti është viktima midis 200 viktimave që kanë gjetur vdekjen në Greqi, por një nga tre të vrarë që mban vulën e Agimit të Artë.

Petriti u vra dy vite më parë, 25 Nëndor 2018.

Pas vendimit historik të Gjykatës të Shkallës së Parë që njohu Agimin e Artë si një organizatë kriminale, disa viktima të bandës ende jetojnë me plagët e sulmeve në trupat e tyre, ndërsa në të tjerët sulmet kanë qenë fatale. Një prej tyre ishte vrasja e punëtorit shqiptar Petrit Zifle.

Por…

Çdo ditë, punëtori shqiptar 63-vjeçar Petrit Zifle, i cili jetonte dhe punonte në Lefkimmi, Korfuz, u largua nga shtëpia e tij nga Spartera për të shkuar për të punuar në një fshat aty pranë, Dragotina.

Më 25 nëntor 2018, Petriti nuk kthehet më në shtëpi. Ditën tjetër trupi i tij është gjetur në një hendek, ndërsa vdekja e tij u shkaktua nga dy të shtëna nga një karabinë. Më 30 nëntor, Departamenti i Policisë së Korfuzit arrestoi autorin 44-vjeçar, i cili pranoi krimin dhe u dënua me paraburgim.

Disa ditë më vonë zbulohet se vrasja kishte motive raciste. Autori ishte i njohur në qarqet e Agimit të Artë, ndërsa ishte përfaqësues i kësaj partie në zgjedhjet e fundit në Lefkimmi.

Një gjyq që nuk mori publicitetin e merituar, por u anashkaluar nga media për vrasjen e Petritit, zhvilluar shkurtin e kaluar në Igumenicë, pasi viktima ishte shqiptar. Gjykata e dënoi vrasësin me burg të përjetshëm, pa asnjë lehtësim. Burimet ligjore thanë se gjykata, në të cilën djali i viktimës u paraqit dhe dëshmoi, akuzoi autorin e krimit për vrasje “me gjak të ftohtë” dhe “me paramendim”, për motive të mundshme raciste. Gjithashtu edhe Prokuroria e Korfuzit e kishte përshkruar vrasjen, si një krim i një natyre “nacionaliste” dhe raciste.

63-vjeçari Petrit Zifle ishte nga Berati, si dhe ishte një nga mijëra punëtorë shqiptarë. Përkundër moshës, ai vazhdoi të punonte në fusha dhe të bënte kilometra të tëra për të shkuar në punë në këmbë.

Ai ka punuar në Greqi që nga viti 1993 si punëtor sezonial dhe vetëm në moshën 63 vjeçare vritet nga një ekstremist i Agimit të Artë.