Greqi / Kërkohej që nga 2017 në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari për trafikimin e 700 kg kanabis.

Greqi

Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar nga policia vendase në në Crystalopigi në Florina, pasi kërkohej ndërkombëtarisht që nga 2017. Urdhëri i arrestimit ishte nga Gjykata Penale e Tiranës për trafikimin e më shumë se 700 kg drogë.

Droga ishte gjetur në një pikë kontrolli në qershor 2017 në Stacionin Kufitar Durrës në një kamion të destinuar për Italinë. I arrestuari do t’i referohet Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore.