Ambasadorja shqiptare në Athinë ka vizituar në spitalin “Evangjelizmos” të Athinës kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili ndodhet i shtruar për shkak se është infektuar me COVID-19.
Kryepeshkopi ka kërkuar që të takojë ambasadoren, e sapoemëruar në Athinë, cila e vizitoi dhe i përcolli urimet për një shërim të shpejtë të popullit shqiptar.
Ndërkohë kryepeshkopi e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e sinqertë për mjekët, infermierët dhe njerëzit që shprehën lutje për të.
Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, u infektua me COVID-19 dy ditë më parë.
Ai u dërgua me helikopter ushtarak drejt Greqisë për një trajtim më të specializuar, ku gjendja e tij sipas të dhënave zyrtare është e stabilizuar./NOA.al