Coronavirusi në Greqi: 1,582 raste, 37 vdekje, 334 të intubuar

Greqi

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,582 raste të reja sot, të Dielë, 29 Gusht. Në të njëjtën kohë 334 pacientë të intubuar në spitale,si dhe u regjistruan 37 vdekje.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 581.315 (ndryshim ditor + 0.3%), nga të cilët 51.1% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 218 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë[

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 37, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,636 vdekje. 95.3% kishin sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.