Fatmir Thaci dhe Agron Dingo janë restauratorët e pare dhe kuratorë që punuan në fushën e muzeumeve në Berat.Puna e tyre në fushën e studimeve dhe krijuese kanë lënë gjurmë në qytetin e tyre të lindjes edhe pse sot këta janë në emigrim vazhdojnë të kontriubojnë në këtë fushë. Për këtë ne intervistuam në Athinë zoti Agron Dingo.
Zoti Agron ju kini lënë një gjurmë në qytetin tuaj?
Punuam në këtë qytet në sektorin e artit të restaurimit në monumentet e kultit në drejtim të restaurimit dhe studimit të veprave, si në: piktura murale, ikonografia, objektet e argjendit, objektet e drurit në ikonostase, tavane dekorative, por më e rëndësishmja është ajo e ngritjeve të muzeve.
U diplomova për piktur në Tiranë në degën mësues vizatimi, ku dhe punova disa vite me radhë si i tillë. Në Berat u krijua sektori i artit për restauriminin në ateljene e restaurimit ne Berat sot Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare ku kish filluar piktori Fatmir Thaci i diplomuar per pikture. Me afroi te filloja pune me te ne restaurim ne sektorin e artit te restaurimit.
Mua me pëlqeu dhe u shkëputa nga arsimi dhe fillova pune me restaurimin. Sa fillova ne restaurim kërkova të mësoja nga kolegu Fatmiri dhe nga Qendra në Institutin e Monumenteve të Kulturës Tirane, por edhe nga restauratoret që të ndihmonin.
Vajta me grupin e ekspeditave që organizonin për restaurimin. Fillova të shfletoja literaturë për restaurimin dhe ngritjen e muzeumeve, që unë u përfaqësova si restaurator dhe kurator me nje pasion të madh në qytetin e vogël të Beratit, një qytet i plotë me ndërtesa të bukura shtëpi karakteristike të pakrahasueshme, gjithashtu dhe në shume monumente kulti, si dhe një katedrale te madhe e dekoruar me piktura, gdhënje të një ikonostasi unikal dhe ikona të piktorit të madh Onufri.
Unë fillova duke punuar në këtë fushë ne restaurim, por një punë te vërtetë e kam gjetur “veten” në periudhën kur unë fillova te restauroja ikonat. Bashkë me Fatmirin përgatitëm ikonat objektet e argjendit të zgjedhura për t’u ekspozuar në Muzeun “Onufri” Berat. Për ngritjen e këtij muzeu në Berat u bë një menaxhim i mirë dhe nëpërmjet Istitutit Monumenteve Kultures Tiranë u bë projekti,ndihma financiare dhe specialistë.
Në këto punime pasioni për ju ishte i madh apo jo?
Po, dihet që artisti ka një sy dhe pasion për vendosjen e veprave të artit në një mënyrë që krijon interes në një ekspozitë arti në një muzeum. Në radhë të parë ne ishim të apasionuar për artin. Kishim nje kulturë në këtë fushë, njohje në historinë e artit bizantin. Kishim përvojë se kishim shoqëruar historian dhe specialistë nga vende të ndryshme, mësuam shumë nga diskutimet dhe përvojat e tyre. Gjithashtu botuam për restaurimin e pikturës, ikonave dhe objektëve të argjendit etj. Për këto ne bënim çdo vit afishe dhe katalogë për javën e monumenteve.
Muzeu i Ikonografisë Onufri është organizuar në ambjentet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin e XVI. Katedralja sipas mbishkrimeve që mbart rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pas-bizantine në qytetin e Beratit.
Sa e lehtë është të jesh kurator?
Nuk është dhe aq e lehtë. Për të qenë një kurator i artit kërkon shumë detyra, pasi që puna kërkon përgjegjësi për koleksionin e një muzeu, zgjedhjen e artit që do të shfaqet në këtë muze, organizimin e ekspozimit të ikonave, studime dhe shkrime për katalogun.
A patët vështirësi për sigurimin e fondit material dhe ekonomik?
Për fat të mire kishim dhe fondin e të gjithë ikonave dhe objekteve te argjendit ku e disponoja unë. Fondin e veprave e kishim, por edhe në drejtim të buxhetit nuk patëm problem si nga instituti po ashtu dhe ateljeja. Ne si kurator punuam me koleksionin e madh që kishim.
Në këto restaurime ka pasur edhe mjeshtra dhe specialist të ndrëshëm që punimet e tyre lane gjurmë?
Kjo është e vertetë se restaurimet kërkojnë edhe krahun dhe mëndjen e mjeshtrave dhe specialistëve. Kishim dhe asistete (specialiste) të tjerë për trajtimin e drurit, patinimit, gdhendjes së gurit dhe pastrimit të tij, por edhe mjeshtrat e drurit Feta Sala, Ilir Doko, Vladimir Poçi, duke filluar që nga stolat e rëndë, vitrinat e bëra sipas projektit që ne bënim dhe këta e zbatonin. Patëm dhe piktorin kurator të muzeumeve Bardh Buzi, i cili ka bërë vizatime të kostumeve të fondit të Muzeut Etnografik që shumica prej tyre sot mungojnë. Në drejtim të arkitekturës gurit dhe suvasë punuan Fejzi Rama, Bektash Dolla, Jorgji Fani.
Për hapjen e vitrinave ishte problem për ndërhyrjen në monument dhe diskutuam me Prof. Aleksander Meksin dhe ramë në ujdi. Gjithë kjo punë që u bë në këtë muzeum i kompletuar ne ambjente origjinale, ku u ekspozuan në mënyrë të përsosur doli nje muzeum kombëtar i mirefillte.
Mesazhi juaj për këtë Muzeum të qytetit tuaj?
Ne duhet të ruajmë këto vlera, pasi janë kultura dhe idenditeti i popullit tone. Në Muzeun Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik janë mbledhur dhe ruajnë e promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisëkulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare.
Unë mendoj se Muzeu po përcjell te vizitorët vendas dhe ata të huaj, një histori organike, ndjenja te artit ikonografik e kemi zgjedhur për të ekspozuar në këtë mënyrë dhe në ato ambjente me ato objekte te renditura, rrjeti i marrëdhënieve që lidh këto së bashku dhe provojnë statusin e dyfishtë të trashëgimisë historike dhe artistike.
Kjo është pikërisht ajo që ne u përpoqem të bënim në ekspozimin e mirë dhe bindës. Kryevepra e shekullit të XVI. Muzeut Onufri në Berat me një ekspozim modest të thjeshtë dhe të qartë, njohu publikun e gjerë me një shekull të njohur që i përkasin mjeshtër Nikollës, Onufër Qipriotit, Johan Çetiri, e të tjerëve që po ndiqet me kureshtje të madhe.
Disa thonë se historia e artit çliron mendjen. Përtej kësaj, historia e artit si njohuri është premisa e çdo veprimtari të mbrojtjes te muzeumeve. Ju mund të mbani dhe të ruani vetëm në qoftë se ju e dini se çfarë keni në duart tuaja, ose rreth jush.
Ne televizione duhet te kete me shume art kulture ne drjtim te muzeut.Tu rekomandohet lexuesit tema te ndryshme ne drejtim te artit bizantin.
U be supozium ne vitin 2011 per 25 vjetorin e krijimit te Muzeut “Onufri “U bene referenca nga lektore te ndryshëm (specialist te fushës) ku mbeten te pa botuara.
Vazhdon puna e kuratorit s’ka të mbaruar, evolon mendimi, koha, dalin objekte te reja:
Agron Polovina Piktor – restaurator, drejtues i muzeumeve ka bërë një pune të mirë si kurator. “Ndihet një punë e mirë i cili ishte dhe një kurator i muzeumeve. “Puna e tij është kryer, këto vitet e fundit i janë përshtatur teknologjitë e reja dhe Web: Krijimi i faqes Fecebook te muzeut.
Në mbyllje të intervistës?
Për shumë vite jam duke qëndruar në Greqi dhe Itali që thotë shumë për përditësimin, përvetësimin tim në këtë temë. Natyrisht përpiqem dhe vazdoj kontaktet me specialistët, për të ruajtur veprat e Muzeut “Onufri” në Berat që kemi ekspozuar. Si artist që jemi takohemi bashkëbisedojmë, duke mbajtur lidhje edhe në internet dhe shkëmbejmë mendime. Kjo u pasua nga një rinovim të shkëlqyer përmes ekranit me prekje dhe QR Code;
Eshtë mirë që të nisë së shpejti një revistë për këtë muzeum në internet se, nga kuadrot specialistët që ka muzeumi janë të arsimuar, të përgatitur si dhe studjues që shkruajnë dhe kanë bërë libra. Shpresoj që së shpejti do të bëhet një pikë referimi në fushën e studimeve mbi muzeumin dhe objektet qe ka muzeumi nga profesionistet qe ka ky muze.
Arjan Prifti ka bere shkrime dhe punon per botim. Dritan Coku ka bere nje ponë interesante ne shkrime dhe botime. Kastriot Dervishi nje nga ish specialistet ka ber nje pune te lavdërueshme shkrime dhe botime.
Prej gati tre dekadash, Anila Droboniku ka mirëpritur vizitorët e shumtë në muzeun “Onufri” në Berat, duke u transformuar në zërin e traditës së pasur ikonografike që ruhet brenda mureve të kishës së lashtë “Fjetja e Shën Mërisë.”