Burgim të përjetshëm për tre shqiptarët, për vrasjen e avokatit Zafeiropulos

Greqi

Athinë / Sot, pas 3.5 vjetësh u mbyll proçesi i vrasjes së avokatit Michalis Zafeiropulos. Të akuzuar janë tre shqiptar midis tyre dhe i ashtuquajtur nga media greke “Mafia i Burgjeve” shqiptarin Klodian Lekoçaj nga qyteti i Berati,  si dhe Ibrahim Brahimaj dënuar më parë me burgim të përjetshëm dhe 11 vjet burg, gjithashtu dhe Oldi Dulce.

Të tre shqiptarët akuzohen për vrasjen e avokatit në zyrën e tij në Tetor 2017, ku sëbashku me ta ishte në bankën e të akuzuarit edhe Arben Bako që u vra më pas brenda në qelinë e tij.

Sot pas gjykimit të bërë më 10/10/2019,  Gjykata e Apelit e Athinës me një vendim unanim mbështeti vendimin e shkallës së parë në lidhje me autorët për vrasjen me paramendim të avokatit Michalis Zafeiropulos, që la dënimin me burgim të përjetshëm./FOCUS NEWS/