Në këto dikastere vendi ynë nuk ka lluksin për të gjetur punë njerëzve që nuk kanë idenë përse janë në këtë detyrë…
Avokati i Popullit Erinda Ballanca jeton ne delirin dhe lluksin e saj. Gjatë gjithë kohës që ajo po drejton këtë institucion kaq të rëndësishëm nuk është prononcuar asnjëherë për shqiptarët e dënuar në Greqi, ashtu si është prononcuar për te denuarit e huaj ne Shqipëri. Një institucion shtetëror me dy standarte te ndryshme.
Fenomeni që po ndodh ne Greqi me shqiptarët e dënuar duhet të shqetësojë këtë Avokatin e Popullit Shqiptar. Nuk janë pak raste të publikuara ne mediat shqiptare, aq sa nuk janë të pakta padrejtësitë që u bëhen shqiptarve të denuar në burgje.
Rasti 45-vjeçarit i Afrim Rexhes nga Kukësi që vuan dënimin në burgun e Patres, ka 6 muaj që mbahet akoma ne qeli kur duhej te ishte liruar në janar të 2021.
Shaban Safet Veizi 56 vjeç vuan dënimin në burgun Hania te Kretës që nga 2004 për 16 kg hashah, sot duhet të ishte i lirë, por…?
Gjithashtu janë regjistruar 64 jetë të humbur në këto burgje në Greqi si dhe 5-6 raste ne rajonet e policive, ndërmjet tyre të vrarë brenda burgut me armë nga rojet e burgut apo në rajonet e policive, gje për të cilat janë edhe publikuar.
Heshtja vazhdon edhe me tej…
Kemi 142 te zhdukur ne teritorin e Greqise, gjithashtu edhe 99 te vrarë nga policia greke.
Pyetja shtrohet se kjo avokate qe paguhet nga taksëpaguesi shqiptar e ka për detyrë të interesohet për shqiptarët jashtë vendit, si dhe nëse e ka përse nuk vepron?