Një tërmet me magnitudë 7.5 në Oqeanin Atlantik

Bota

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter ndodhi të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik.

Epiqendra u raportua pranë Ishujve Sandwich të Jugut, një territor britanik jashtë shtetit në Atlantikun Jugor me një thellësi fokale prej 200 kilometrash.

Sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti u vendos në një thellësi prej 60 kilometrash.