Njohja e pensioneve, të premten protestë para ambasadës italiane në Tiranë

156

Të premten në orën 10.00 para ambasadës italiane në Tiranë do të zhvillohet një protestë për njohjen e pensioneve.

Më pas protestuesit, sipas organizatorëve, ku pjesëmarrës janë dhe pensionistë shqiptarë që jetojnë në Itali do të marshojë drejt ministrisë së Jashtme e cila bën marrëveshjen apo drejt Kryeministrisë.

Në qershor të këtij viti u protestua edhe në Itali për ligjin e ri atje që po disktuohet për pensionet, ku preken edhe shqiptarët.

Sakaq, shoqatat shqiptare në Itali prej kohësh kanë nisur lobimin për njohjen e pensioneve. Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali është i konsiderueshëm edhe nga pikëpamja e derdhjes së kontributeve të tyre të cilat përgjatë një periudhe 30 vjeçare arrijnë shifrat 13 miliard euro, plus depozitat e tyre me rreth 1 miliard euro në bankat Italiane (viti.2019).

Burimi : Diaspora Shqiptare