LOJA POLITIKE ME AFGANËT, RAPORTI KRYEMINISTROR ME KOSOVËN DHE SHBA!

Kryesore Opinion

Nga gazetari Agim Basha /

Kryeministri socialist shqiptar, z.Rama këto ditë,(dje, saktësisht…) ka patur një replikë me komentues në Facebook, por paralelisht edhe një njoftim për shqiptarët…

Për shkak të kësaj edhe doli para mediave që të japë “sihariqin” për qytetarët shqiptarë. Kryeministri u shpjegoi shqiptarëve se çfarë iniciative kishe marrë në takimin e ditëve të fundit me komandën dhe strukturat e NATO-s.

Ai kishte kërkuar që, përderisa forcat e NATO-s u tërhoqën nga Afganistani dhe situatën në atë vend e kanë në dorë Talebanët, të cilët natyrisht se do ta ndryshojnë rrënjësisht situatën (edhe ashtu tragjike,në atë vend…), për qytetarët afganë.

Pra, kryeministri shqiptar (siç e pohoi edhe vetë) kishte kërkuar që vendet anëtare të Aleancës Euro-Atlantike, të tregojnë ndjeshmëri në e tyre, për të ruajtur dhe marr në mbrojtje civilët afganë që kishin qenë aleat me forcat e NATO-s.

Ata janë shumë intelektualë, aktivistë dhe aktiviste që kanë qëndruar dhe ndihmuar forcat e paqes në punën e tyre të vështirë. Dhe tani, që Talebanët morën në dorë pushtetin në Afganistan, sigurisht që ata do të bëjnë raprezalje dhe hakmarrje të tmerrshme.

Të parët që do ta pësojnë janë aktivistët, përkthyesin dhe intelektualët, gratë dhe fëmijët. Këta do të jenë viktimat e para të rregjimit të ri gjakatare dhe mizor të Talebanëve.

Së pari janë aktivistët e strehuar në dy kampe në brendësi të vendit. Ata që mund të viktmizohen të parët, gratë dhe fëmijët. Dje u largua nga vendi presidenti Afgan. Ndërsa përfaqësues të qeverisë thanë se:- Dorëzimi i pushtetit do të bëhet në mënyrë sa më të butë.

Përfaqësuesit e talebanëve në pushtet, kanë kërkuar që: kushdo që dëshiron, mund të largohet sa më parë nga vendi brenda njëafati kohor. Çështje kohe (ditësh…) derisa të fillojnë persekutimet në popull. Tani numri i këtyre aktivistëve ende nuk dihet. Por më kryesore nuk dihen dhe njihen ende institucionet amerikane…

(Janë dy të tilla,tha kryeministri.Rama.) që ja kanë kërkuar këtë ndihmë.

Mirëpo, shpejt erdhi edhe kërkesa e Departamentit të Shtetit për Tiranën zyrtare. Edhe pse ka një problematikë të madhe për sa i përket vendit ku do të strehohen, banesave, sigurisë së jetës së tyre, fondeve ku do të merren…?!

Sepse aleatët dhe Partnerët tanë të mëdhenj (nuk të falin …) duan korrektesë, siguri dhe garanci nga qeveria dhe shteti shqiptar. Qeveria socialiste Rama 3, ka një përgjegjësi historike, ligjore, morale dhe kombëtare në këtë rast.

Edhe opozita e mbështeti këtë akt të qeverisë. Natyrisht, SHBA dërguan falënderimin e tyre qeverisë shqiptare. Dhe kjo nuk është diçka e vogël për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar. Këta të fundit, duhet të tregojnë me vepra dhe me fakte se e mbështesin aleati më të math dhe më të fuqishëm që ka sot bota jonë shqiptare. Kryeministri aktual shqiptar, z.Rama në mandatin e tretë të tij qeverisës, krahas suksesit ka edhe një sërë belash dhe telashesh, jo me partnerin strategjik vetëm, por edhe me pjesën tjetër të shtetit shqiptar, me vëllezërit tanë të Kosovës.

Dy qeveritë tona ajo andej kufirit dhe kjo këndej, prej kohësh nuk po e gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Besoj se kryeministri Rama ka detyrimin kushtetues të bëjë hapin e duhur, duke shmangur mosmarrëveshjet dhe duke bërë një pakt (që është i vetkuptueshëm…edhe pa qenë në letra) mes shqiptarësh. Sepse: -Kryeministrin Rama, nuk mund të jetë aq i sinqertë me afganët dhe të mos jetë së pari me qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.

Nuk mund të jetë kaq i sinqertë dhe tolerantë me presidentin sërb Vuçiq dhe të mos jetë tolerantë me qeverinë kosovare. Kryeministri shqiptar Rama, nuk mund të jetë i besueshëm dhe serioz me SHBA, pa qenë i tillë edhe me sivëllezërit tanë kosovarë dhe me qeverinë Kurti.

Në raportin Qeveri-Kosovë-SHBA, ka (duhet të ketë…) një partneritet të besueshëm dhe të barabartë. Për këtë nevojitet që kryeministri shqiptar të tregojë transparencë me qeverinë e Kosovës dhe me SHBA.

Natyrisht, këtë transparencë duhet t’ua dëshmojë edhe qytetarëve shqiptarë, ata të cilët ai ka marrë përsipër ti qeverisë për disa mandate rresht.

Tre të tillë, të cilët rezultojnë përsëri zhgënjim për shqiptarët në modelin e keq  ekonomik dhe sidomos në funksionimin e demokracisë në vend. E cila me gjasë të madhe reflektohet edhe në shoqëri. Sepse disa fakte dhe ngjarje me protagonist kryeministrin aktual shqiptar “kanë marrë dhenë”. Dhe nëse rezultojnë të vërteta, atëherë punët dhe qeverisja e tij, janë të destinuara që të kenë një haraç të madh. Haraç, të cilin nuk dimë nëse, do të ketë këllqe zoti kryeministër që ta mbajë….

Por, çdo gjë, në kohën dhe në vendin e vet, thotë popull….!

Shtatori është afër. Dhe shqiptarët e dinë se këto 15 Ditë gushti, që kanë mbetur, janë si ajo Paqja para Stuhisë. Gjithsesi, afganët do të jenë këtu besoj. A do ta restaurojnë, (retushojnë) dot imazhin e prishur keq të kryeministrit shqiptar, i cili po bën çdo përpjekje dëshpëruese, të duket si modeli që duan në të vërtetë shqiptarët…?!

Patriotizmin e tij, duket se e tradhëtojnë ca gjëra të tjera: -Shmangja dhe anashkalimi i raporteve kushtetuese me Republikën Demokratike të Kosovës, (zëvendësimi i saj me:) -Dashuria me Vuçiq, korrupsioni i lartë, shpërdorimit dhe abuzimet e parave publike, një dosje e “qepur mirë” në rrugën drejt SPAK, për vetë kryeministrin shqiptar.

A do kenë mundësi aktivistët afganët “aleatë,” ta mbrojnë” kryeministrin Rama, gjatë “shirave të vjeshtës” që po vjen….?!

  • Flasëm në shtator…!