Greqi/ Konfirmohen 2.218 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid

Greqi

Autoritet shëndetësore greke njoftuan sot se janë konfirmuar 2218 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 7 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e hyrje të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 539.337. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 250. Mosha mesatare e tyre është 64 vjec.

Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 224. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 13 , ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 13,237 vdekjeve janë regjistruar.