Qendra që do të strehojë refugjatë afganë, të cilët punuan për institucionet evropiane, në Spanjë do të ketë një kapacitet prej 1.000 personash, njoftoi Ministri i Jashtëm spanjoll.
Jose Manuel Alvarez i tha rrjetit spanjoll RTVE se qendra do të ishte një portë hyrëse për Bashkimin Evropian për refugjatë të tillë dhe familjet e tyre.
Njerëzit që do të pranohen në qendër, e cila do të përfshijë një zonë testimi për Covid, do të drejtohen më pas në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, sqaroi Ministri i Imigracionit i Spanjës Jose Luis Escriva.