Refugjatët, Merkel: Emigrantët të strehohen në zona të sigurta në

937

merkel ne focus news-3Ngritja e zonave të sigurta dhe strehimi i emigrantëve në Siri, është ky plani që po diskutohet së fundmi mes Kancelares gjermane, Angela Merkel si dhe Kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Lajmi u komunikua nga vetë Merkel, e cila tha se kjo politikë mund t’u japë mundësi qytetarëve sirianë që të mos largohen nga vendi i tyre. Ajo shtoi se nëse ky plan do të zbatohen, atëherë shtete europiane do të kenë mundësi që t’a menaxhojnë me lehtësi situatën e krijuar nga azil-kërkuesit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka propozuar krijimin e një zone të sigurt brenda territorit sirian për të strehuar emigrantët. Ajo ka arsyetuar se një politikë e tillë do të ndihmojë në shumë aspekte pasi do t’u japë një mundësi qytetarëve që të mos largohen nga vendi tyre. Merkel shtoi se krijimi i kampeve në Siri mund t’i japë mundësi edhe vendeve europiane që të menaxhojnë me qetësi situatën e krijuar.

“Unë bisedoj vazhdimisht me Kryeministrin turk dhe kohët e fundit kemi hedhur idenë e krijimit të zonave të sigurta në kufirin turko-sirian. Aty ne mund të ngreme kampe qëndrimi për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që të mos largohen nga vendi. Kemi punuar shumë gjatë muajve të fundit për t’a implementuar këtë projekt dhe kemi energjinë e duhur për të bërë një gjë të tillë.” Ishin fjalët e Merkel.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili mbështeti kancelaren gjermane Angela Merkel për planin e propozuar. Ai gjithashtu kundërshtoi një raport të organizatës humanitare Amnesty International, ku thuhej se Turqia kishte kthyer pas emigrantë në drejtim të Sirisë pa vullnetin e tyre.

Megjithatë, plani i propozuar nga Merkel është kritikuar menjëherë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Nëpërmjet një komunikate, agjensia e OKB-së për refugjatët kërkoi që palët të mos marrin asnjë vendim pa garantuar më parë sigurinë e emigrantëve.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: