Greqi / Vdes i moshuari, kafshët masakrojnë trupin e tij

Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së tij në Xenies në komunën Andravida-Kyllini.

Sipas mediave greke, vdekje e tij dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë policia greke në momentin që ka mbërritur tek banesa e të moshuarit e ka gjetur trupin e tij të masakruar nga kafshët.

Megjithatë nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij por do të pritet hetimi i plotë i rrethanave për të dalë në përfundim.