Greqi : Arrestohet polici, vodhi 600 euro emigrantit

Greqi

Një ngjarrje e shëmtuar dhe turpi nëse është e vertetë për të cilën edhe po hetohet seriozisht, raportojnë mediat vendase.

Një oficeri i policisë u arrestua për dyshim për vjedhjen e 600 eurove të një emigranti gjatë një kontrolli në paraburgim. Arrestimi i oficerit të policisë, i cili dyshohet se vodhi 600 euro emigrantit, u krye nga Shërbimi i Punëve të Brendshme në qendrën e para-nisjes për emigrantët në Korinth.

Sipas informacioneve, oficeri i shërbimit gjatë një kontrolli në një qendër paraburgimi dyshohet se ka marrë shumën e parave të lëna atje nga një prej të ndaluarve të qendrës. Kolegët e tij e arrestuan dhe e dorëzuan në Departamentin e Çështjeve të Brendshme

Kjo ngjarrje ka ngjallur një zemërim të madh në kolegët e tij. Polici u arrestua dhe po shqyrtohet nga Departamenti “të pakorruptueshmit” të policisë .