Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar, për 3 ndeshjet që do të zhvillohen në muajin shtator.
Shqipëria do të ndeshet me Poloninë dhe 2 herë më Elbasan Arena me Hungarinë dhe San Marinon.
Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.
Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë. Lojtarët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën.