“Në futboll nuk ka vend për Rusinë”, zv.presidenti i UEFA-s, Boniek: Nuk e di pse po pritet!

Sporti

Shumë personazhe të njohur, përfshi ata të sportit, kanë dënuar agresion rus ndaj Ukrainës. Një ndër ta është edhe legjenda e futbollit polak Zbigniew Boniek, një ndër futbollistët më të mirë që ka pasur Juventus.

Ai aktualisht  është zv.presidenti i UEFA-s, dhe përmes faqes së internetit të FIGC, komentoi atë që po ndodh në Ukrainë: “Mendimet e mia shkojnë te populli ukrainas. Sot në futboll nuk ka vend për Rusinë, për një vend që ka pushtuar një vend tjetër. Për mendimin tim, rusët nuk duhet të luajnë në asnjë garë; nuk e di pse po pritet! Jo vetëm për shkak sanksionesh të paevitueshme, por edhe për çështje sigurie. Mendoni vetëm për rreziqet që lidhen me udhëtimin, logjistikën etj”.