Sot herët në mëngjesin e së Premtes, sipas televizionit kombëtar ERT, në Athinë shembet ballkoni i katit të pestë në rrugën Kourtesi 27 në Halandri, ballkoni ra për shkak të erozionit. Pallati ishte ndërtuar në vitet 1990 .
Të njëjtat burime deklarojnë se nuk ka të lënduar, pasi në kohën e shembjes, nuk kishte njerëz në ballkon apo oborr të pallatit.
Në vendgjarrje kanë shkuar Inxhinierët e Shërbimit Teknik të Bashkisë dhe Urbanistikës së Agia Paraskevi, kryebashkiaku i Halandrit dhe oficerë të Policisë dhe Zjarrfikës .