Detajet e fundit mbi aksidentin me vdekje të shqiptarit në Selanik

Greqi

Nga njoftimet e autoriteteve të policisë si dhe nga dëshmimtarët në vendin e ngjarrjes dalin detajet e fundit mbi aksidentin me vdekje. Kalimi i kryqëzimit me të kuqe por edhe shpejtësia e madhe që ishte ne garë me një makinë tjetër ishin shkaqet e aksidentit të kryer nga 21-vjeçari me shtetësi shqiptare. Viktima ishte 47 vjeç dhe babai i dy fëmijëve ai punonte si shpërndarës ushqimeve te gatshme (picier)

Simbas dëshmimtareve motorri është shkatërruar plotesisht aq sa pjesët e tij nga përplasja me makinën kanë “fluturuar” 200 metra larg nga vendi i ngjarrjes.

Gjithashtu mediat vendase raportojnë se 21-vjeçari kishte kaluar dy semafora me te kuqe dhe ne tretin ndodhi aksidenti. Viktima ( foto) me shtetesi greke respektoi jeshilen e semaforit por nuk u respektua nga shqiptari që me mjetin e tij Audi i mori jeten.

21-vjeçari në fillim eshtë larguar nga vendi i ngjarrjes po më pas është rikthyer ku dhe është bërë arrestimi i tij.