Rama jep lajmin e madh: Nis puna për për hekurudhën e re, Tiranë – Durrës (Rinas) me trenin modern

Aktualitet

Mandati i tretë do t’i japë një zhvillim të madh Shqipërisë pasi ka nisur puna për hekurudhën e re moderne, Tiranë – Durrës (Rinas).

Lajmin fantastik e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama i cili thotë se ka nisur puna për largimin e shinave të vjetra dhe implementimin e hekurudhës moderne.  Nisja e këtyre punimeve vjen pas miratimit të vendimit të Qeverise që jepte lejen e ndërtimit që kaloi në Këshillin kombëtar të Territorit në datë 21 tetor. Distanca mes Durrësit dhe Tiranës do të përshkruhet per 22 minuta, ndërsa punimet do të mbyllen brenda verës së vitit 2023.