Rreth 200,000 ardhje të paligjshme të emigrantëve u regjistruan në Bashkimin Evropian vitin e kaluar, numri më i madh që nga viti 2017, njoftoi sot Frontex.
Numri ishte 57% më i lartë se në vitin 2020, vit në të cilin kufizimet e vendosura nga pandemia reduktuan në mënyrë drastike ardhjen e emigrantëve, por gjithashtu ishte 36% më i lartë se në vitin 2019, thuhet në të njëjtën deklaratë.
“Numri i hyrjeve të paligjshme në BE në vitin 2021 ishte pak më pak se 200,000 dhe tani është më i lartë se nivelet para pandemisë”, tha Bashkimi Evropian në një deklaratë. “Kjo sugjeron që faktorë të tjerë përveç heqjes së kufizimeve në udhëtimet globale janë përgjegjës për rritjen e presionit migrator,” shtoi ai.
Frontex po sheh gjithashtu një rritje të fortë të mbërritjeve përmes Mesdheut qendror, Ballkanit Perëndimor dhe Qipros.
Rruga kryesore e ndjekur ishte Mesdheu qendror, përmes të cilit kaluan 65.362 emigrantë, pothuajse një e treta e të gjithë mbërritjeve. Nga viti në vit, rritja ishte 83% në këtë rrugë, sipas Frontex.
Ballkani Perëndimor u rrit me 124% krahasuar me vitin 2020, me 60,540. Në Qipro janë regjistruar 10,400 ardhje, një rritje prej 123% krahasuar me vitin e kaluar.
Në vitin 2021, sirianët ishin grupi më i madh, të ndjekur nga tunizianët, marokenët, algjerianët dhe afganët.