Imazhe rrëqethëse në Romë: Funerali me përshëndetje dhe arkivol mbuluar me flamurin nazist

Bota

Pamjet nga një funeral në Romë janë tronditëse. Një arkivol u shfaq i mbuluar me një flamur nazust, ndërsa të pranishmit përshëndetën po në mënyrën naziste.

Të tmerrshme janë pamjet që vijnë nga një funeral në Romë, ku një arkivol u shfaq i mbështjellë me një flamur që kishte një svastikë mbi të jashtë një kishe.

Në fakt, rreth 25 persona që ishin mbledhur jashtë kishës, shfaqen në foto duke “mirëpritur” arkivolin me flamurin  duke thirrur dhe me dorën e djathtë të ngritur, duke përshëndetur në mënyre fashiste, sipas BC NEWS.