Një vend skandinav si Norvegjia ka një dimër të gjatë, një dimër që përkthehet në shumë borë.
Çfarë kanë menduar norvegjezët që rrugëve dhe trotuareve të tyre të mos bjerë borë? Diçka e thjeshtë, ngrohje nën dysheme.
Sisteme të tilla janë instaluar tashmë në disa rrugë në Oslo, me Islandën duke ndjekur shembullin dhe duke instaluar sisteme të ngjashme në trotuaret e Rejkjavikut dhe Akureyrit.
Sistemet funksionojnë ose me kabllo të energjisë elektrike ose me tubacione të ujit të nxehtë dhe tani janë mjaft të lehta për t’u instaluar.