Hakmarrje në Greqi: I hapën kokën 52-vjeçarit sapo u lirua pas 20 vjetësh nga burgu Malandrinos

Greqi

Një cigan që ishte në burg për vrasje u lirua të enjten dhe u rrah brutalisht teksa dilte nga burgu.

Sipas informacioneve të npress, bëhet fjalë për një 52-vjeçar, i cili doli nga burgu i Malandrinos. 52-vjeçari u burgos 20 vite më parë, për vrasjen me thikë të një cigani tjetër, djalit të klarinetistit “Mouha”.

Mësohet se 50-vjeçari e vuante dënimin si një njeri shumë i qetë, ndërsa kur u njoftua se po lirohej, ka qarë. E njëjta klithmë që pati kur u burgos 20 vjet më parë. Babai i “Bebis”, një prej emrave më të mëdhenj të klarinetës ka ndërruar jetë vite më parë. Vëllezërit e tjerë të tij janë larguar nga kampi dhe jetojnë në zona të tjera. Vihet re se ai është liruar pa kërkuar asnjëherë leje, edhe pasi kishte të drejtë.

Menjëherë pas lirimit, 52-vjeçari ka shkuar në Amfissa. Prej aty mori autobusin dhe mbërriti në Nafpaktos, ku u drejtua për në shtëpinë e tij, në kamp. Por pjesa tjetër nuk kishte harruar dhe nuk kishte falur. Kur e panë, u mblodhën dhe e sulmuan egërsisht. Sipas informacioneve ai është rrahur dhe është dërguar në spitalin e Agios Andreas në Patras.

Aktualisht 52-vjeçari po trajtohet në spital por mjekët nuk kanë numër telefoni kontakti për të vëllanë apo ndonjë të afërm tjetër për ta informuar.