Balla pret në Kuvendin e Shqipërisë Ambasadoren e Greqisë zonjën Sophia Philippidou

Politika

Kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes dy parlamenteve, duke synuar një intensifikim edhe në nivel komisionesh parlamentare.

Është me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit. Bashkimi Europian ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të dy vendet duhet të shfrytëzojnë bashkëpunimin ndërkufitar mes bashkive në projekte të përbashkëta.