PS fushatë në Kavajë. Dhjetë deputetë të PD-së plan për bllokimin e votimit

912

Partia Socialiste ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar Bashkie në qytetin e Kavajës, Klodian Shehi.

Ministri i Financave, njëherësh i deleguar i Kryesisë së Partisë Socialiste në Kavajë tha se 7 maji do të jetë një test qytetar dhe vazhdimësi për Kavajën e Rilindjes urbane, si dhe për 18 qershorin.

Duke u ndalur tek qëndrimi i opozitës për këto zgjedhje, Ahmetaj deklaroi se në 7 maj do të ketë zgjedhje pavarësisht klithmave që vijnë nga çadra që i frikësohet fitores së socialistëve dhe votës së Kavajës, transmenton oranews.

 Arben Ahmetaj: “Me Edi Ramën 3 vjet janë më shumë se 30 milion e dollarë të investuara dhe ka një qytet që duket ndryshe. Dhe me kryeministër Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste në mandatin e dytë ne kemi mundësi që qytetin ta çojmë një hap më përpara. Çfarë po ndodh sot me Kavajën?! Çfarë po ndodh sot me Shqipërinë?! E dëgjoni çfarë klithmash vijnë në çadra?! Duan tju pengojnë që të shkoni me datën 7 maj të votoni kryetarin e Bashkisë, Klodianin.”

 Kandidati Klodian Shehi tha se do të vazhdojë punën e nisur për të siguruar më shumë investime.

Klodian Shehi :“Bashkë duke punuar do të shkojmë shumë larg. Unë e di që Kavaja meriton shumë sepse emri i Kavajës është emër që i ka dhënë goxha figura historisë së kombit tonë. Por ne Kavajës duhet ti kthejmë më tepër se kurrë qytetin bregdetar, qytetin turistik.”

 Shehi mban aktualisht detyrën e zv/kryetarit të Bashkisë Kavajë. Opozita ka vendosur të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve. Dhjetë deputetë të PD-së janë stacionuar në këtë qytet dhe duke nisur nga data 6 maj deri në 7 maj ata do të zhvillojnë një protestë për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve duke nisur që nga bllokimi i materialeve zgjedhore deri tek moslejimi i hapjes së qendrave të votimit.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: