Njohja e patentave shqiptare, Rama merr avionin dhe fluturon drejt Gjermanisë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka fluturuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin.

Nesër, Rama do të zhvillojë takime zyrtare, duke nisur me Franziska Giffey, kryetaren e bashkisë së Berlinit; me presidentin Frank-Walter Steinmeier, për ta përfunduar ditën me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Me këtë vizitë Rama gëzon shqiptarët pasi do të finalizohet njohja e patentave shqiptare në Gjermani. Në orën 18:15, Rama dhe Scholz do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat ku do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.