U kap me kokainë në makinë e banesë, emocionet tradhtojnë shqiptarin në Itali

754

Gjatë një kontrolli rutine në zonën e njohur si “Lungomare Vespucci” në Imperia të Italisë, karabinierët kanë ndaluar një automjet në superstradë në të cilin gjendej një 36-vjeçar.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasin Rubi Altaj, i cili në momentin që u ndalua, filloi të tregojë shenja nervozizmi. Pikërisht në këtë moment, uniformat blu të patrullës vendosën t’i bënin një kontroll të imtësishëm automjetit të shqiptarit, shkruan La Stampa.

Si pasojë, gjatë kontrollit Altajt iu gjetën 16 gramë kokainë.  Më pas karabinierët vendosën të bënin një tjetër kontroll në banesën ku jetonte shqiptarë, ku gjithashtu arritën të gjejnë disa doza të tjera kokaine, të bëra gati për t’u shitur.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: