Selanik: Era e fortë hodhi në det një 4-vjeçare – Momente tronditëse për të shpëtuar

Greqi

Kalimtari që ka parë se çfarë kishte ndodhur nuk ka nguruar dhe është zhytur në ujë për të shpëtuar vajzën

E frikshme ka qenë ngjarrja e një vajze 4-vjeçare duke ecur me gjyshen në plazhin e Selanikut. Një erë e papritur e rrëmbeu djalin e vogël dhe e hodhi në det.

Gjyshja ka nisur të bërtasë për ndihmë ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i kalimtarëve që kanë parë se çfarë kishte ndodhur. Një kalimtar u zhyt në ujë për të shpëtuar vajzën e vogël që po përpiqej të qëndronte në det. Fëmija dhe gjyshja ishin në gjendje shoku. Fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar lëndime dhe siç ka regjistruar kamera është dërguar në një dyqan aty pranë për t’u ngrohur dhe më pas ka shkuar për masa paraprake në spital.