Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë alarmin se emigrimi masiv në vendin tonë mund të sjellë tkurrje të ndjeshme të numrit të banorëve.
Meta shprehet se Shqipëria sot nuk po zbrazet vetëm nga truri dhe intelektualët por edhe nga fëmijët. Sipas tij parashikimet tregojnë se në vitin 2100 Shqipëria mund të numërojë më pak banorë se në vitin 1960.
“Emigrimi i minorëneve shqiptarë pa prindër është një nga tragjeditë më të rënda që po i ndodh vendi. Një tregues tjetër i axhendës që qëllimshme të qeverisë për shpopullimin. Shqopëria nuk po zbrazet vetëm nga truri, intelektualët dhe profesionistët por edhe nga fëmijët.
Sipas këtyre parashikimeve në 20 vitet e ardhshme numri i banorëve mund të zbresë në 2.5 mln banorët dhe në vitin 2100 mund të ulet në 1.1 milion banorët edhe më poshtë se në vitin 1960 kur Shqipëria kishte 1.2 milion banorë”, shprehet Meta.
Ai bën apel për bashkim në mënyrë që të ndalet axhenda anti-kombëtare e shpopullimit të Shqipërisë.
“FAMILJET PO HUMBIN FËMIJËT! ATDHEU PO HUMB RININË! NUK MUND TË LEJOJMË ZBRAZJEN E SHQIPËRISË!
Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë.
Të bashkohemi për të ndalur anxhendën antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë, që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte”, shkruan Meta.
I cili per hir te se vertetes ka hall, pasi e merr malli per femijet e tij qe ka ne shkollat me te shtrenjta te Londres, i shtrenguar t’i mbaje me dy rroga shteti “pasi ky vend nuk behet”!