U vetvra me gruan e tij ne SHBA / Kur aktori shqiptar fliste për projektet : Po shkruaj dy libra njerin për skenar filmi dhe …

Aktualitet

Aktori shqiptar, Florind Belliu, i cili një ditë më parë i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte në Bronx të Nju Jorkut bashkë me gruan e tij, dikur kishte shumë ëndrra dhe projekte.

Ai ka treguar në një intervistë dhënë dy vite më parë, se shkoi në Amerikë pikërisht për të realizuar ëndrrën e tij, të bëhej një aktor i madh.

Belliu tregonte se kishte nisur të shkruante dy libra, njërin me synim për skenar filmi dhe kërkonte që ta prezantonte tek Netflix.

Kam nisur dy libra, jam duke i shkruar. Janë dy histori, i kisha lënë përgjysmë për shkak të angazhimeve familjare, por edhe financiare. Janë dy histori të ndryshme, njëra është komedi dhe tjetra dramë. Njërën po e shkruaj për të qenë një skenar filmi. Kam dëshirë ta paraqes tek Netflix, ky është qëllimi ta çoj atje. Nëse nuk arrihet, do bëj një vetëfinancim dhe do ta shes”, ka treguar Florind Belliu në një intervistë dhënë dy vite më parë për Premium Channel.

Aktori 35-vjeçar në rrethana ende te paqarta, i dha fund jetes duke u hedhur nga pallati bashke me gruan e tij, Ornela. Çifti prej disa vitesh jetonte ne Bronx dhe kishte dy fëmijë.

© Panorama.al