Akuza, Meta përballet me Drejtësinë

1158

meta ne focus newsNgjarrjet e fundit rreth akuzave për vrasjen e dy deputetëve ka ndikuar që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta të japë dëshminë e tij në Prokurorinë për Krimet e Rënda në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij si organizator i vrasjes së deputetëve Tom Doshi e Mëhill Fufi. Pas dëshmisë, Meta deklaroi për mediat se ai është i hapur  për të bashkëpunuar me drejtësinë. Kreu i Parlamentit z. Meta në fjalën e tij dhe përgjigjjet ndaj pyetjeve të gazetarëve u mor më shumë me ish –kryeministrin Berisha, sesa me Doshin, duke i politizuar akuzat për vrasje.  Meta tha se tashmë po e akuzon Berisha dhe jo Doshi, pasi deputetin e Shkodrës e cilësoi më shumë si anti -provë sesa provë. Po kështu, pas betejës së djeshme të opozitës në kuvend, kundër tij, Meta iu kundërpergjigj kërkesës së kreut të PD -së për të dhënë dorëheqjen që të vihet në dispozicion të drejtësisë, duke i përmendur për herë të parë akuzat që janë ngritur ndaj tij për korrupsion, për rrugën Durrës – Kukës dhe procedurën që ndoqi për t’i shpëtuar drejtësisë. “Dua të konfirmoj gatishmërinë time për të ardhur cdo ditë, vec të enjtes, pasi të enjen e kam shpallur ditën e Doktorit (Berishës), në mënyrë që të bashkëpunoj me prokurorinë për hetimin e plotë të kësaj cështje duke iu nëshkruar ligjit. Nëse prokuroria do të cmojë të arsyeshme jam gati të bëj ballafaqim në prokurori me dy akuzuesit e mi, zotin Berisha e zotin Doshi dhe cilin do tjetër që pretendon se ka prova për implikimin tim në këtë çështje”, u shpreh Meta.

I pyetur për videon e publikuar nga Tom Doshi, ai tha se nuk mund të merret si provë: “Videon e Tomës me Tomën, për provë vetëm Doktori mund ta marrë. Ndërsa Tomën si person besoj të gjithë e keni të qartë se përbën më shumë një anti –provë se sa një provë ligjore. Megjithatë unë jam këtu për t’iu nënshtruar hetimit në mënyrë transparente. Jam i gatshëm për cdo ballafaqim në prokurori dhe cdo ballafaqim politik cdo të enjte. Se cfarë pretendon zoti Doshi kjo është një cështje e  tij. Video e Tomës me Tomën nuk mund të përbëjë ndonjë fakt serioz.”

Meta iu përgjigj edhe kërkesës së kreut të PD-së, Lulzim Bashës dhe i përmendi atij për herë të parë çështjen e rrugës Durrës – Kukës. “Jam i mallëngjyer dhe i prekur shumë nga thirrja që më ka bërë mbrëmë kryetari formal i PD për të dhënë dorëheqjen që të ndihmoj hetimin. Së pari dua të them se ndaj meje nuk ka asnjë akuzë. Së dyti kur kjo kërkesë vjen nga zoti Basha është vërtet mjaft impresionuese, sepse të gjithë e dinë se zoti Basha, i akuzuar nga prokuroria dhe KLSH për aferën e korrupsionit për rrugën Durrës – Kukës, e dini shumë mirë që jo vetëm e dha shembullin duke u larguar nga qeveria, por edhe njëkohësisht bëri çdo gjë për ta mbyllur çështjen për shkak të procedurave dhe për t’i shkuar deri në fund. Kështu që ai është një model i shkëlqyer për t’u marrë shembull se si veprohet për t’i hapur rrugë hetimit”, deklaroi Meta.

Ai mohoi që duke qëndruar në postin e kryetarit të kuvendit, të ketë ndikim tek Prokuroria. “Ilir Meta nga kryetar i kuvendit dhe Ilir Meta deputet nuk ka asnjë ndikim tek drejtësia. S’ka asnjë raport të drejtpërdretë me asnjë institucion të drejtësisë. Unë jam këtu dhe kam shprehur gatishmërinë për t’u ballafaquar me zotin Doshi dhe zotin Berisha, i cili ka thënë se ka prova. Zoti Doshi do të respektohet si 1 në 140 deputetët nga kryetari i kuvendit, Ilir Meta. Akuzat vijnë nga doktori tani, jo më nga Toma, pasi Toma kaloi me doktorin. Ju e dini shumë mirë se para 1 jave kishte problemin me dy drejtoresha dhe disa ministra. Pasi PS e përjashtoi doli akuzat për Ilir Metën. Në krye të këtyre akuzave mbetet Doktori, i cili mbetet i preferuar im. E siguroj Doktorin se pavarësisht angazhimit të tij të pakursyer, i jap fjalën që ai t’i japë provat çdo të enjte”.

I vënë në qendër të aksionit politik të opozitës, Meta tentoi sot, që një çështje penale dhe një akuzë të drejtëpërdrejtë si sponsorizues i një plani për vrasjen e dy deputetëve, të bërë nga deputeti Doshi, ta politizojë në ekstrem. Një mekanizëm i njohur ky në Shqipëri, që përdoret nga politikanët sa herë u duhet të përballen me drejtësinë.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: