Disa netë më parë karabinierët italianë të Nor të Città della Pieve, duke kaluar përgjatë rrugëve të qytetit Tuoro sul Trasimeno, ndaluan një makinë të dyshimtë dhe e kontrolluan.
Në timon ishte një 40-vjeçar nga Shqipëria. Nga hetimet rezultoi se ndaj tij ishte në lëshuar një urdhër-arresti europian, pasi në Gjermani ai ishte dënuar me 15 vite burg për trafik droge. Pas përfundimit të formaliteteve, burri u transferua në burgun e Perugia-Capanne.