FOTO/ Konflikti meѕ vëllezëriѕh рër рronat, ky ëѕhtë çifti që mbeti i νrarë sot

Aktualitet

Personat që shihni në foto janë viktimat që mbetën të vraаrë sot në Tiranë, pasi Astrit Muskurti i qëlloi me armë zjarri.

Dritan dhe Nora Muskurti u ekzekutuan në agjencinë e tyre turistike, ndërsa shkak ka qenë një konflikt pronësie.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.