Burri rreth 35 vjeç, me gjasë me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur me prerje në fyt, ndoshta nga sharrë elektrike në një fushë në Chania, raporton gazeta prestigjioze PROTO THEMA.
Ata që gjetën një të vdekur në një fushë, në zonën e komunës Kantanos Selinos, në Chania, janë përballur me një pamje tragjike.
Sipas informacioneve të Flashnews.gr, burri rreth 35 vjeç, ndoshta me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur me prerje në fyt, ndoshta nga një sharrë elektrike.
Janë të hapura të gjitha mundësitë për vdekjen e 35-vjeçarit. Autopsia do të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e vdekjes së tij.