Greqi / Hidhet nga shkembi i Akropolit, vdes 47-vjeçarja

Greqi

Të dhënat e para të hetimit të Policisë për vdekjen e 47-vjeçares që ra nga shkëmbi i Akropolit tregojnë për vetëvrasje.

Sipas informacioneve të newsbomb.gr, dëshmitarët okularë kanë dëshmuar në Polici se kanë parë gruan të bënte kryqin dhe të hidhej. Gruaja fatkeqe është me origjine greke. Burri i saj ishte i shqetësuar për të dhe e telefononte shumë herë. Në këto momente ndodhet në Komisariatin e Policisë në Sintagma dhe po jep deklaratë.

Sipas informacioneve të para, 47-vjeçarja po përballej me probleme psikologjike.