Një shqiptar 31-vjeçar është arrestuar dje, të hënën, 10 tetor, në Kypseli. Ndaj tij ishin në pritje dy urdhër-arreste për pjesëmarrje në një bandë që kryente grabitje të armatosura dhe trafikonte drogë.
Bëhet e ditur se sipas policisë greke (ELAS-it), shqiptari ka qenë më parë pjesëtar i “bandës me kallashnikovë”, që vidhnin shtëpitë në periferinë jugore, grabitnin dhe dhunonin femra. I arrestuari dërgohet në organin e prokurorisë.