Ngjarrja ka ndodhur në mbëmjen e ditë së enjte brenda në makinën e policisë, nërmjet dy policëve dhe një emigranti nga Bangladeshi..
Dy punonjës policie në Selanik janë sulmuar në makinën e tyre të patrullës nga një emigrant të cilin e kishin sjellë në Drejtorinë e të Huajve.
Një ngjarje e përgjakshme me viktimat e dy policëve ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes në Selanik. Dy efektivët e policisë, të cilët shërbejnë në Drejtorinë e të Huajve, janë sulmuar nga një emigrant, të cilin e kishin futur në makinë.
Autoritetet kontrolluan dokumentet e qëndrimit të emigrantit dhe konstatuan se dokumentet që ai kishte nuk justifikonin qëndrimin e tij në Greqi dhe vendosën ekstradimin e tij.
Sipas informacioneve, ata e kanë hipur në makinë dhe janë nisur për në Drejtorinë e të Huajve, por i arrestuari ka thyer ndarjen e pleksiglasit dhe ka plagosur në qafë dy efektivët e policisë.
Efektivët e policisë kanë qëndruar të qetë, kanë zbritur nga automjeti dhe kanë kapur autorin e sulmit.