Zbulohen edhe dy vrasje në kufirin grek, shkon ne 101 numri i viktimave

Greqi

Dritëhijet e vrasjeve në kufirin greko-shqiptar ende presin nje drejtësi të vertetë. Edhe dy vrasje të moshave të reja i shtohen listës së pafund të vrasjeve në kufi. Jo pak po mbi 101 shqiptarë janë vrarë nga policia dhe rojet kufiter

AQIF TOTA, 30 vjeç nga nga Bllicja e Dibres, babai i dy fëmijëve, vra në mesin e ditës më 23 /12/1997 në qendër të fshatit Platanoz në Selanik. Ai punonte me disa shqiptare te tjere por kur panë policinë greke  vrapuan për tu larguar. Një polic e qellon per vdekje 41-vjeçarin. Kane kaluar kaq vite dhe familja e të ndjerit ende ende nuk po gjejne drejtësi. Fshatarët i ngrejnë një monument të vogël në shenje përkujtimore…

Alfred Muço 21-vjeç u vra në kufirin e Greqisë në fshatin Krisopogjis të Kosturit. Rreth 20 të rinjëve shqiptarë janë zënë nga rojet të kufirit të vendit fqinje. Pasi i kane grumbulluar të gjithë i kanë hipur në makinë. Duke hipur në makinë është shkrehur arma nga një ushtar i kufirit, që ka qëlluar 21 vjeçarin ku dhe mbeti i plagosu rëndë. Menjëherë është bërë transportimi i tij për në spitalin e Kosturit, ku më pas humbet jeten më 23/03/1994

Familja e të ndjerit është lajmëruar nga Ambasada Shqiptare në Greqi, ku kjo vetë e kishte mësuar lajmin e vrasjes në kufi nga gazeta greke Kathimerini. Në morgun e Korcës trupi i djalit është shoqëruar nga punonjës të policisë shqiptare.

Alfredi është shqiptari 11-të i varë nga rojet kufitare nga 1991-1994. Trupi i tij i pa jetë ka mbritur në fshatin e tij shoqëruar nga tre të rinjtë e fshatit. Deri më sot edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite familja është në pritje nga drejtësia e Greqisë që deri më sot ka heshtur për këtë vrasje ashtu si edhe për te tjerat. Alfredi do te festonte 49 vjetorin e ditëlindjes së tij…

Për këto vrasje familjet e dy viktimave po përgatisin dokumentat për ta cuar çeshtjen ne Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut e njohur shpesh si Gjykata e Strasburgut, një gjykatë mbikombëtare ose ndërkombëtare me seli në Strasburg në Francë

Dritëhijet e vrasjeve ne kufirin greko-shqiptar ende presin nje drejtësi të vertetë dhe jo një heshtje totale. Mbi ligjet e një kombi ka si gjithnjë Gjykatë mbikombëtare.