Greqi: Kishte shkuar për të punuar tokën, gjendet i vdekur 41-vjeçari shqiptar

Greqi

Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes

Ngjarrja ka ndodhur dje në mëngjes më 28/04/2023Njëku 41-vjeçari nga Shqipëria është gjetur i pajetë teksa po bënte punë bujqësore në arën e tij.

Sipas informacioneve të cretapost, 41-vjeçari fatkeq është pikasur nga një punëtor nga Shqipëria, i cili në gjendje shoku ka njoftuar autoritetet. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe një ambulancë e EKAV-së, por për fatkeqin ishte tepër vonë, raporton media lokale Cretapost.gr

Ekzaminimi mjeko-ligjor pritet të zbardhë më shumë rrethanat në të cilat 41-vjeçari u gjet i pajetë, ndërsa policia ka përjashtuar mundësinë e veprimeve kriminale.