Greqi : Gjykata e Lartë bllokon në zgjedhje të 2023 nazistët e Kasidiaris

Greqi

Gjykatëa e Lartë, i “pret” rrugën “Partia Kombëtare Greke” e Ilias Kasidiaris, i dënuar për çështjen e Agimit të Artë, dhe për pasojë nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare të 21 majit 2023,

Për sa i përket partisë së Kasidiaris, abstenoi Areopagiti Fotis Mouzakis, i cili argumentoi se “amendamenti i Voridis” dhe ndryshimet e mëparshme në legjislacionin zgjedhor janë antikushtetuese.

Reagimimi kreut i partisë naziste “Agimi i Artë”

“Sonte shteti demokratik u përmbys përfundimisht dhe gjysmë milioni grekëve u hiqet e drejta supreme për të votuar për partinë e zgjedhur. Partia Kombëtare Greke u vu në shënjestër ilegalisht sepse është partia më e ndershme dhe më e pastër në skenën politike të brendshme. Ne e prisnim këtë devijim të paprecedentë dhe jemi plotësisht të përgatitur për ditën e nesërme. Njoftimet e mia zyrtare do të bëhen nesër pasdite”, tha në një deklaratë i dënuari me burgim Ilias Kasidiaris, i dënuar për organizatë kriminale.