Aleksi Tsipras: I kam kërkuar vizitë zyrtare Ramës në Greqi kur isha kryeministër, por ?

Greqi

Kështu ka deklaruar sot ish-kryeministri Greqisë z. Aleksis Tsipras

Tsipras, në një pyetje që mori në konferencën e sotme për mediat, ishte dhe ajo e ngjarjeve në Himarës, Ai tha se kur shte kryeministër gjithnjë ka qenë pranë në mbrojtje të të drejtave të minoritarve.

Unë kam biseduar me Edi Ramën dhe kur më është dhënë rasti në takime të ndryshme dhe në 2019 i kërkova me këmbëngulje që të bënte një vizitë zyrtare ne Greqi dhe unë të beja në Shqipëri, por me një kusht mbrojtjen e pronave të minoritarve”, tha ish-kryeministri i Greqisë z. Tsipras.
Unë kam pasur një miqësi të mirë me Ramën për katër vite e gjysëm
Një takim që nuk u bë kurrë. Lidhur me këto takime zyrtare theksohet se vizita e fundit zyrtare që janë bërë nga qeveria greke ka qenë ajo që ka bërë ish – kryeministri Kosta Karamanli më 2009, ku dhe u firmos marrëveshja midis dy ministrave të Jashtëm Lulzim Basha dhe Dora Bakojani.
Gjithashtu e fundit zyrtare ka qenë vizita e Sali Berishës si president në vitin 2007 në Athinë ku ka patur takim edhe me emigrantët shqiptarë