Tre të burgosur të burgjeve të Korydallos në spital pas goditjeve me thikë – Godina “D” është në mbyllje informale

Greqi

Sipas informacioneve të “Focus News.al”, tre të burgosur të burgjeve të Korydallos ndodhen në spital pas dy sherreve radhazi të ndodhura mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes.

Konkretisht, siç raportojnë te burgosurit të burgjeve të Korydallos, mbrëmjen e së mërkurës një i burgosur i Godinës “D” ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë në bark dhe pranë zemrës pas një sherri të ndodhur në burg. I burgosuri është dërguar në spitalin ku po trajtohet.
Të enjten në mëngjes, pati një episod të dytë në shenjë hakmarrjeje për të parin, i cili erdhi si pasojë e mbrojtjes së pamjaftueshme të atyre tashmë të përfshirë që morën pjesë në sulmin e së mërkurës, të cilët në vend që të izoloheshin – pasi ishte thuajse e sigurt se do të kishte hakmarrje u lanë në mëshirë të tyre duke rezultuar me mësymjen e 20 personave në qelinë e tyre dhe në plagosjen e tyre.

Në të njëjtën qeli ka dalë në gjendje kome me fraktura dërrmuese në krahë, këmbë, legen, plagë me thikë në trup dhe ndodhet në spital.
dhe jemi mbyllur pa arsye, cfare faji kemi ne?, shkruajnë nga burgu dy te denuar.
Sherbimi dhe gardiani duhet te perjashtonin ata qe kane bere buje qe sot te mos ekzistoje ky problem por te mos interesohen per jeten e te burgosurve dhe lere me shqiptaret se jane raciste tani te plagosurit jane transferuar ne. spitalet e Athinës nuk e dimë se kujt,
dhe është në gjendje kritike”

Të paktën dy të burgosur tani janë shtruar në spital dhe që sipas denoncimit janë goditur me thikë në kokë dhe në disa pjesë të trupit, njëri prej të cilëve raportohet se ka pësuar edhe thyerje të këmbëve.

Bëhet me dije se episodi ka ndodhur pak para orës 08:00 dhe që prej atij momenti, “Godina D” e burgut të Korydallos ka qenë në një izolim informal, me pasojë dhjetëra të burgosur nuk mund të dalin dot as për nevojat e tyre elementare.