Votimet në Greqi një festë për demokracinë.

Greqi

Ende pa kaluar 24 orë nga votimet Greqia ka bere te mundur që të numëroj në shkallë kombëtare rreth 90 % të votave.

Opozita humbi rreth 600 mijë votues ndërsa partia ne pushtet fitoi me 200 vota më shumë. Një fitore e Mitsotakis ku asnjë nuk e priste dhe duke lënë jashtë çdo parashikim te shumë sondazheve të bëra.

Raundi i dytë i zgjedhjeve eshte lënë 24 ose 25 qershor, ku nëse do te jetë po kjo gjendje ne përqindje atëherë Mitsotakis fiton 173 mandate dhe krijon qeverinë e tij të vetëm pa asnjë kualicion.

Në këto zgjedhje muarën pjesë rreth 80 për qind e votueve. Ku çdo gjë kaloi shumë mirë. Pas fitores se Mitsotakis është Tsipras ai që uron fituesin me anën e nje komunikimi në telefon.
Analistet bëjnë fjalë se ne raundin e dytë mund te ketë të papritura ku dhe kandidatë që janë fitues mund të humbasin, gjithashtu mund te kemi edhe dy parti te tjera në parlament që sot kanë humbur me ose 2 për qind.

Çdo gjë është e mundur. Në Greqi votimet shihen si një festë për demokracinë.

Siç dihet Demokracia e Re ka fituar thellë me një diferencë prej prej 20% më shumë se partia opozitare Syriza, ku kjo e fundit ka pësuar humnjen më të madhe në krahasim me 2019.

Rezultatet tashmë dihen nga 6 parti që ishin në 2019 sot fituan vetëm 5 parti , ku mbeti jashtë partia Mera 25.
Rezultatet e deritanishme janë këto
Nga vlerësimi i rezultateve del se – ND mbledh 146 mandate, SYRIZA 71, PASOK 41, KKE 26 dhe Zgjidhja Helenike me 16 mandate.
Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se nuk ka kushte për krijimin e qeverirë.

Gjatë takimit të kryeministrit me presidenten e vendit doli se synimi është që zgjedhjet e reja të mbahen më 25 qershor i tha Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou, që nga ana e saj ka theksuar se “Kushtetuta i ka shumë të qarta gjërat, procedurat do të ndiqen ashtu shkronjë më shkronjë”,