Zbulohet vjedhja e 81 pasaportave greke

Greqi

Është zbardhur rasti i vjedhjes së 81 pasaportave nga një furgon i kompanisë korrierësh më 15 maj në Kallithea në Athinë, pas vjedhjes është gjetur një 54-vjeçar me origjinë marokene, i cili fillimisht duket se ka vjedhur automjetin e kompanisë në Kallithea.
Sapo 54-vjeçari kuptoi se nuk kishte para, rrëmbeu çantat e pasaportës dhe u zhduk.

Valixhet ishin të destinuara për dorëzim në zyrat e pasaportave, por gjithashtu kishin GPS-in, ku dhe u zbulua dhe autori. Bëhet fjelë për një 54-vjeçar, që ua shiste pasaportat të huajve në zonën e Agios Panteleimon në Athinë

Megjithatë, numrat e tyre serialë ishin çaktivizuar nga autoritetet. Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa dy persona të tjerë janë në kërkim.