Bukurie Buçpapaj : AROMË VENDLINDJE

Letersi

Kjo fluturë ngjyrë bardhë
Më ndaloi pakëz mbi qepallë,
Si era e valëve të drinit me dallgë,
Aromë vendlindje solli nga larg.

Flatrat e saj muzë në varg
Ardhur si aroma e luleve të mollës,
Bijës së saj çikës së Tropojës.

Aromë Valbone , aromë Drini,
Mbi faqe të mia zbret loti ujvarë,
Atje ku më këndo e më fle shpirti,
Kundroj në ëndrra kam mallë.

Kjo flutur që erdhi nga ato anë,
Mbushi zemrën me ngadhnjim,
Tropoja kreshnike afër më mban,
Andaj , lirikë shpirti, atdheu im.

Aty dua të vdes,
vargjet ti thur si kurorë ,
Dashuria për ty në letra të mbes,
Se të desha shumë ty e imja Tropojê.
E do të të dua deri sa të vdes.