Mbeç argat në dhe të huaj!

Letersi

Kockat nanë s’mundem me i mbledhē..
Sabah sytē sun jam t’u i çelë.
Kockat tretur në punë tē randë.
Në kurbet të zi moj nanē.

Bashkë me marsin kur vjen pranvera.
Po por mu s’po vjen ka hera.
Verē as dimēr kurrè s’pamë me sy.
Në fat të shkruem kurbetqi.

Bukēn strajc e drita pa dalē.
Na hupi jeta për dy pare të zi.
Shpirt përvëlue as dekë as gjallē.
Nanè e babë i lamë nè Shqipëri.

Ah moj jetë, moj politikē.
Na detyrove prej vendit tonë me ikë.
Ktu s’po ngihna as me bukë e ujë.
Të gjejmë shpëtim në dhe të hujē.

Këtu në ktë vend ku tè mbyt trishtimi.
Tè sheh dritë në ktë ditë mallkimi.
Ikè e arratisè me gjetē derman.
Tè humbë shpresa nē dheun tand.

Në kto kohë e ditë të vujtuna.
Çdo ditë vrasje e jetë të humbura.
Pèr jetën tonë s.pyet kurkush.
Ikën njeri si qeni nē rrush.

Kētu ashtē jeta në fije të perit.
Të ruhesh prej zotit a prej njerit.
Qysh u prish kjo kohë e kjo ditē.
Veç të keqen sot me llogaritē.

Pse kshu jeta na u shkruaj.
Mbeçè argatè në dhe tè huaj.
Për brezat tonë u ba mallkim.
Muhaxherë në vendin tim.

Miranda Troci Derti